` . Gjykata e Tiranës dënon me 7.5 vite burg ish-deputetin Mark Frroku – TV SHENJA

Gjykata e Tiranës dënon me 7.5 vite burg ish-deputetin Mark Frroku

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 7 vite e 6 muaj burg ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata ka vendosur për dënimin e ish-deputetit për akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “pastrimit të parave” dhe “ndërtimit të paligjshëm”, ndërsa është rrëzuar akuza e vrasjes që pretendohej nga prokuroria.

Vendimi i marrë sot nga Gjykata e Tiranës pritet të apelohet në ditët në vazhdim, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Frroku u arrestua nga policia në prill të vitit 2015, pasi Prokuroria e Përgjithshme pretendonte se ndaj tij autoritetet zyrtare belge kanë nxjerrë urdhrin e arrestit ndërkombëtar, si person i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim”

Kujtojmë se Mark Frroku u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet e përgjithshme qershorit të vitit 2013, si pjesë e listës së Partisë Kristian Demokrate.

Postime të Ngjajshme