` . Gjykata e Lartë greke refuzon ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit – TV-SHENJA

Gjykata e Lartë greke refuzon ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Gjykata e Lartë e Greqisë ka vendosur që të refuzojë ekstradimin në Maqedoni të Goran Grujeskit dhe Nikolla Boshkovskit. Pas vendimit, dy të akuzuarit për korrupsion në Maqedoni pritet që të lirohen nga burgu në Greqi.

Boshkovski dhe Grujeski akuzohen në tre lëndë të ndara gjyqësore përfshirë akuzat për përgjime të paligjshme në lëndën “Fortesa”. Ata u ndaluan në Greqi pasi u kapën duke përdorur pasaporta false gjatë tendimit për t’u larguar në vendet evropiane. /SHENJA/