` . Gjuhet me gurë autobusi me tifozë të Rabotniçkit, ka të lënduar - TV-SHENJA

Gjuhet me gurë autobusi me tifozë të Rabotniçkit, ka të lënduar

Autobusi i cili ka transportuar tifozët e klubit të basketbollit Rabotniçki është gjuajtur me gurë në afërsi të hotelit “Hilton” në Aerodrom, pas ndeshjes me MZT Skopje në sallën “Jane Sandanski”, kanë konfirmuar nga MPB për SDK.
Ende nuk ka detaje nga sulmi, por jo zyrtarisht, gjatë kthimit nga ndeshja, mbi autobusin janë hedhur gurë, ndërsa ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar në spital me ndihmë të shpejtë.
MZT Skopje e fitoi Rabotniçkin me rezultatin 85-63. /SHENJA/