` . Gjobë prej 2000 euro për shkupjanin, nuk ka respektuar vetizolimin - TV-SHENJA

Gjobë prej 2000 euro për shkupjanin, nuk ka respektuar vetizolimin

Një banor i Shkupit është dënuar me 2000 euro për shkak mosrespektim të masës së vetizolimit gjatë kohës së koronavirusit. 33 vjeçari nga Shkupi më 12 mars është kthyer nga  Franca dhe ka nënshkruar deklaratën për vetizolim. Megjithatë i akuzuari më 21 mars, gjatë një kontrolli nga ana e zyrtarëve policorë nuk është gjetur në adresën e banimit.

Prokuroria Themelore Publike-Shkup, o propozoi Gjykatës që të akuzuarit t’i shqiptoj gjobë në vlerë prej 2 mijë eurove.