` . Gjobë 10 mijë euro për prindërit që postojnë fotografi të fëmijëve në rrjetet sociale – TV-SHENJA

Gjobë 10 mijë euro për prindërit që postojnë fotografi të fëmijëve në rrjetet sociale

Mania e përdorimit të rrjeteve sociale po prek çdo ditë e më shumë njerëz. Kjo mani shoqërohet edhe me postimin e fotove, videove apo aktiviteteve të ndryshme edhe të minorenëve. Prindër krenarë që ndajnë me miqtë e të afërmit veprimet e fëmijëve të tyre shohim me shumicë përditë. Por, teksa janë të paktë ata që mendojnë për pasojat që mund të ketë kjo për minorenët, ka shtete që janë vënë në lëvizje.

Në Itali, publikimi i fotove apo videove të fëmijëve mund tu kushtojë prindërve gjobë deri në 10 mijë euro raporton Tgcom. Gjithçka ka nisur pas publikimit të fotove të një 16-vjeçari nga nëna e tij shkruan JavaNews. Adoleshenti ka kërkuar mbrojtje në gjykatë nga nëna e tij.

Gjykata e Romës vendosi një gjobë prej 10 mijë eurosh për gruan.

Referenca ligjore që çoi në këtë vendim të datës 23 Dhjetor 2017 është në nenin 96 të ligjit mbi të drejtën e autorit, i cili parashikon që portreti i një personi nuk mund të ekspozohet pa pëlqimin e tij. Po ashtu të miturit gëzojnë mbrojtje më të madhe të dhënë nga Neni 16 i Konventës së 1989 për të drejtat e fëmijës./a.m.