` . Gjetje të rëndësishme arkeologjike në lokalitetin “Stobi” (VIDEO) - TV-SHENJA

Gjetje të rëndësishme arkeologjike në lokalitetin “Stobi” (VIDEO)

Në lokalitetin arkeologjik “Stobi” ka rreth 100 vite që bëhen kërkime arkeologjike. Ajo që kësaj here është gjetur është një mozaik i një skulpture mermeri të  Dionisit, që daton qysh prej shekullit  të katërt të erës tonë. Ky objekt i rëndësishën arkeologjik u vizitua nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Kultures Hysni Ismaili.  Përfaqësuesit qeveritarë premtuan se në këtë monumet historik do të realizohen një sërë projektesh, me qëllim që të ruhet trashigimia kulturore e cila përbën njëkohësisht edhe pasuri kulturore. Kryeministri  Zaev u bëri të ditur se 18 studentë përfaqësues të shkollës arkeologjike nga SHBA, Kanada, Australia, Spanja  së bashku me arkeologë vendas dhe të punësuar në “Stobi” gjatë shkollës internacionale verore në terrenin  arkeologjik kanë bërë edhe disa gjetje të tjera, të cilat do të ndikojnë edhe më shumë në tërheqjen e vëmendjes së vizitorëve.

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili informoi se do të qëndrojnë deri në fund pas realizimit të projekteve në kuadër të programit vjetor 2019 në këtë lokalitet, që janë të financuara nga ministria që ai e drejton.

Hysni Ismaili, ministër i Kulturës: Ministria edhe në të kaluarën edhe tani por edhe në të ardhmen do të vazhdojë me këto projekte gërmimi arkeologjike, konservatore dhe të ngjashme. Kështu që ministria së bashku me Qeverinë do të qëndrojnë në dispozicion që të çojnë punën deri në fund”.

Kurse drejtori i lokalitetit arkeologjik “Stobi” Spase Perovski u shpreh se edhe përkundër aq shumë gërmimeve në këtë lokalitet, gjetjet e kohëpaskohshme vazhdojnë t’i befasojnë ata, çka bënë edhe që të pasurohen njohuritë shkencore.

Spase Perovski, drejtor i lokalitetit arkeologjik “Stobi”: Vazhdimësia e punës shikuar në apsket shkencor, po vazhdon diapazonin e jetësisë së lokalitetit, praktikisht janë zhvendosur mendimet nga sfera shkencore se jeta në ‘Stobi’ përfundon diku në fillim të shëkullit të VI-të, por kemi njohuri të reja se praktikisht ajo vazhdon edhe në shekullin e VII-të dhe sot e kësaj dite, pra me praninë tonë këtu, të qëndruarit në këtë vend këtu, vërteton se ‘Stobi’ është qytet i gjallë dhe se do të vazhdoj edhe më tej në këtë drejtim”.

Sipas tyre “Stobi” vitin e kaluar është vizituar nga rreth 19.000 vizitorë. Kurse interesimi këtë vit deri në këtë periudhë, është dyfishuar.

Emine Ismaili /SHENJA/