` . Gjest për tu admiruar/ E sheh kundërshtarin të lodhur, e ndihmon për ta përfunduar garën - TV-SHENJA

Gjest për tu admiruar/ E sheh kundërshtarin të lodhur, e ndihmon për ta përfunduar garën

Braima Dabo nga Guinea ndoshta nuk ka fituar asnjë medalje në Garat Botërore në Atletikë por ai ka fituar zemrat e publikut pas gjestit që ka bërë të premten.
Ai është ndaluar për ta ndihmuar garuesin Aruban Jonathan Busby gjatë garës në 5.000 metra, pasi ky i fundit ishte lodhur shumë.
Dabo e ndihmoi Busbyn në rrethinë e fundit ndërsa ky gjest u përshëndet nga i tërë publiku.
“Objektivi im kryesor është të paraqes shtetin tim sa më mirë që mundet dhe jam i lumtur që i ndihmova atij garuesi”, ka deklaruar Dabo për Rojters.
Dabo ka shtuar se e ka vërejtur se Busby nuk është duke vrapuar si duhet dhe se nuk do të arrijë ta përfundojë garën, andaj edhe ka vendosur që ta ndihmojë. /SHENJA/