` . Gjermania mbështet sanksionet kundër Rusisë - TV-SHENJA

Gjermania mbështet sanksionet kundër Rusisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se janë të “drejta dhe të rëndësishme” sanksionet që Bashkimi Evropian (BE) zbaton ndaj Rusisë, transmeton AA.

Në një seancë pyetje përgjigje në parlamentin federal (Bundestag) Merkel i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Në lidhje me zgjatjen e sanksioneve të BE-së kundrejt Rusisë, Merkel tha se “Mos vënia e ndonjë sanksioni do të ishte mirë për të gjithë. Por shkelja e sovranitetit territorial të Ukrainës nga Rusia i bëjnë sanksionet të drejta dhe të rëndësishme”.

Pyetjes rreth çështjes për kryesinë e Komisionit të BE-së, Merkel i është përgjigjur se “Kemi përgjegjësi brenda Evropës. Unë ruaj të njëjtin mendim në çështjen e parimit për kandidatin kryesor, por presidenti francez mendon ndryshe nga unë në këtë çështje. Duhet të vazhdojmë kërkimin e zgjidhjes”.

Presidenca e Komisionit Evropian, institucioni që inicion procesin legjislativ brenda strukturës së BE-së dhe gjithashtu organi përgjegjës për zbatimin e arritjeve, buxhetit dhe programeve si organi ekzekutiv i Bashkimit dhe për mbikëqyrjen administrative, është një prej posteve më të rëndësishme të unionit.

Afati i detyrës së presidentit aktual të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfundon më 31 tetor, ndërsa më 1 nëntor, presidenti i ri duhet të fillojë detyrën.