` . Gjermani, rritet numri i fëmijëve refugjatë të humbur - TV-SHENJA

Gjermani, rritet numri i fëmijëve refugjatë të humbur

Bëhet e ditur se në provincën gjermane Brandenburg gjatë viteve të fundit është rritur numri i fëmijëve emigrantë të cilët kanë humbur, raporton AA.

Sipas lajmit të gazetës Welt që bazohet në informacionet e Ministrisë së Brendshme, në provincën Brandenburg policia nuk ka asnjë informacion se ku ndodhen rreth 206 fëmijë refugjatë.

Në lajm theksohet se 90 nga të humburit janë nga Afganistani, 30 nga Somalia dhe 25 nga Siria.

Gjithashtu mësohet se numri i fëmijëve emigrantë të humbur në Gjermani vitin e kaluar ka qenë 138, ndërsa në vitin 2014 vetëm 6. Në provincën Brandenburg deri më tani ka humbur rreth 567.

Fëmijët të cilat janë larguar nga vendi i banimit, që nuk dihet se ku ndodhen dhe të cilët janë nën rrezik jete cilësohen si të humbur.

Njësia Federale për Kriminalistikën (BKA) në deklaratën e saj para 3 muajve bëri të ditur se në nivel shtetëror në Gjermani kanë humbur 9.002 fëmije emigrantë dhe se 918 prej tyre janë nën moshën 13-vjeçare.

Postime të Ngjajshme