` . Gjermani, mijëra protestues kundër një manifestimi neonazist – TV-SHENJA

Gjermani, mijëra protestues kundër një manifestimi neonazist

Mijëra persona u grumbulluan të shtunën në Spandau, në distriktin perëndimor të Berlinit, për të protesutar kundër një manifestimi neonazist që përkujtonte vdekjen e Rudolf Hess, zëvendësit të Adolf Hitlerit.

Balona, ku ishin shkruar ”Jo vend për nazistët”, fluturuan mbi kokat e protestuesve, mes të cilëve ndodhej edhe një grup i vogël të moshuarash, të cilat mbanin pankarta ku shkruhej “Gjyshet kundër të djathtës” apo “Spandau pa nazistë”.

“Nuk dua që nipi im të rritet me skenarin e një lufte tjetër botërore”, tha zonja Graf.

“Dua që ai të jetojë në një shoqëri multikulturore, ku nuk ka urrejtje për asnjë komunitetet”, theksoi ajo.

Të pranishëm në protestë ishin edhe përfaqësues të socialdemokratëve dhe të gjelbërve.