` . Gjermani, arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj autobusit të Borusias - TV-SHENJA

Gjermani, arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj autobusit të Borusias

Prokuroria federale e Gjermanisë bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin gjermano-rus, i moshës 28-vjeçare nën dyshimin se ka kryer sulmin me bombë ndaj autobusit i cili transportonte futbollistët dhe stafin teknik të Borusia Dortmund para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Monacon, raporton AA.

Në sulmin, i cili u krye të martën e kaluar në Dortmund, u lëndua Marc Bartra, futbollist i Borusias dhe një polic i cili shoqëronte autobusin.

Inspektorët në vendin e ngjarjes gjetën një letër që tregonte se sulmi është kryer në emër të DEASH-it, por shpejtë dyshuan në autenticitetin e saj.

Prokuroria federale në njoftimin thekson se i dyshuari është identifikuar si Sergej W. dhe se është arrestuar të premten në rajonin Tuebingena.

Theksohet se i dyshuari ka vepruar për arsye financiare, duke menduar se vlera e aksioneve të Borusia Dortmund do të ulet pas sulmit.

“Milionerët” janë eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, meqë Monaco arriti të fitojë në të dy ndeshjet.

Postime të Ngjajshme