` . Gjendja e rrugëve në Maqedoni – TV-SHENJA

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Reshjet e borës që e kanë përfshirë Maqedoninë, e kanë vështirësuar qarkullimin në shumë akse rrugore. Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në rrugën Kërçovë-Ohër përmes qafës malore Presekë dhe Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë.

Aksi rrugor Makedonski Brod – f.Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çdo lloj komunikacioni.

Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë.

Reshje bore me intensitet të ndryshuar vërehen në tërë territorin e Maqedonisë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Komunikacioni ajror dhe hekurudhor tani për tani zhvillohet pa pengesa. fb