` . Gjendja e rrugëve në Maqedoni - TV-SHENJA

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjeteve, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Komunikacioni në drejtimin rrugor Prilep – Manastir – Resnjë përmes rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut që është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni ende rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Në vend ka të vendosur sinjalizim rrugor.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet.

Postime të Ngjajshme