` . Gjendet një grua e vdekur në Liqenin e Ohrit - TV-SHENJA

Gjendet një grua e vdekur në Liqenin e Ohrit

Një trup i pajetë gruaje sot herët në mëngjes është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, afër bregut në fshatin Labunishtë.

Trupin e ka gjetur një kalimtar i rastit i cili menjëherë e ka njoftuar policinë.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik i cili do të nis procedurën hetimore në vendngjarje në prezencën e policisë.

SPB Ohër e konfirmoi informacionin pa dhënë detaje.