` . Gjendet i vdekur një 22-vjeçar në veturë në Fushë Krujë – TV-SHENJA

Gjendet i vdekur një 22-vjeçar në veturë në Fushë Krujë

Një djalë 22-vjeçar është gjendur i vdekur në makinën e tij në fshatin Gramëz të Fushë Krujës. Sipas burimeve, quhet Ledi Çipi. Kanë qenë familjarët që e kanë zbuluar trupin e tij.

Nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. Trupi është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.

Ledi Çipi kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia.