` . Gjendet i vdekur konsulli rus në Athinë - TV SHENJA

Gjendet i vdekur konsulli rus në Athinë

Konsulli rus në Athinë është gjetur i vdekur pasditen e së hënës në banesën e tij në kryeqytetin grek.

55-vjeçari, Andrei Malanin u gjet pa jetë pasi policia hapi me forcë derën, disa orë pasi kolegët ishin vënë në kërkim të tij, pasi nuk ishte paraqitur në punë.

Shenjat e para tregojnë se nuk bëhet fjalë për një ngjarje kriminale, ndërsa priten deklaratat e mjekut ligjor për të zbardhur shkaqet e vdekjes, që paraprakisht duket natyrale.

Postime të Ngjajshme