` . Gjelbrim Taipi ndahet nga FC Wil - TV-SHENJA

Gjelbrim Taipi ndahet nga FC Wil

Меsfushori shqiptar Gjelbrim Taipi edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me skuadrën zvicerane FC Wil. 24 vjeçari nga Tërnoci i Luginës së Preshevës 4 muajt e fundit ka përjetuar periudhë të vështirë duke qëndruar jashta ekipit për shkak të mospajtimeve me kryesinë e klubit, ndërsa më në fund kanë gjetur akordin për ndërprerje të parakohëshme të kontratës.

Tani Taipi është futbollist i lirë dhe së shpejti do të mësohet skuadra ku do të vazhdojë karrierën.

Gjelbrim Taipi ka nisur me futboll në skuadrën e vendlindjes Tërnoc, prej ku në vitin 2011 u transferua te Shkëndija e Tetovës. Aty ai do të rritej shumë shpejt në futbollist kualitativ, ndërsa si rrjedhojë në vitin 2013 u transferua të FC Wil ku luajti me sukses deri katër muaj më parë kur gjërat morën kahje negative.

Taipi posedon pasaportë shqiptare dhe ka luajtur me përfaqësuesen e shpresave të Shqipërisë.

Faton Zylbehari /SHENJA/

Postime të Ngjajshme