` . Gjashtë të lënduar në garën me dema – TV-SHENJA

Gjashtë të lënduar në garën me dema

Zyrtarët shëndetësorë spanjollë njoftuan se garën e fundit, njëherësh edhe më të shpejtë të këtij viti me dema në Festivalin San Fermin në Pamplona janë lënduar gjashtë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tomas Belzunegui, zëdhënësi i spitalit në Navarri, tha se gjashtë persona u lënduan pasi në garën e së shtunës u shkelën nga demat.

Gara e gjatë 850 metra përfundoi në kohën prej 2 minuta e 12 sekonda, që është më e shpejta në festivalin e sivjetshëm.

Qindra persona testuan guximin e tyre disa ditë me radhë në garat me tetë dema. Këtë vit në garat në San Fermino u lënduan 28 persona, kryesisht më lehtë.