` . Gjashtë elefantë ngordhin pasi tentuan të shpëtonin njëri-tjetrin - TV-SHENJA

Gjashtë elefantë ngordhin pasi tentuan të shpëtonin njëri-tjetrin

Një ngjarje sa tragjike po aq edhe domethënëse është shënuar në Tailandë, ku gjashtë elefantë kanë rënë në një ujëvarë dhe si pasojë kanë ngordhur.

Elefantët po mundoheshin që të shpëtonin njëri tjetrin, por nuk ja ka dalë asnjëri që të mbijetojë.

Sipas zyrtarëve incidenti ndodhi pasi një elefant i vogël ka rrëshkitur duke rënë në ujëvarë.

Disa elefantë të tjerë janë pikasur në zonën e rrezikshme dhe po tentohet që të shpëtohen nga personat përgjegjës të parkut “Khao Yai National Park”.

Në këtë ujëvarë kanë ndodhur edhe më parë incidente të tilla dhe quhet si ‘Ujëvara e Ferrit”.

Në Tailandë ndodhen rreth 7000 elefantë aziatikë.