` . Gjashtë bursistë të ri të EVN, NEM dhe MEPSO - TV-SHENJA

Gjashtë bursistë të ri të EVN, NEM dhe MEPSO

Gjashtë studentë të Fakultetit për elektroteknik dhe teknologji informatike, nga sot janë bursistë të ri të kompanisë më të madhe elektro-energjetike në vend SH.A NEM, EVN Maqedoni SH.A Shkup dhe Sh.A MEPSO.

Bursat për studentët jepen për të tetin vit me radhë dhe si deri tani, përkrahje kanë pasur rreth njëqind bursistë .

Në ceremoninë e ndarjes, dekani i FETI, profesor Dimitar Tashkovski, ka shprehur kënaqësi të madhe nga bashkëpunimin dhe përkrahje për studentët e fakultetit.

“Me të vërtetë, si dekan i FETI, jam i kënaqur nga bashkëpunimi disa vjeçar dhe përkrahja nga kompanitë elektro-energjetike për studentët tanë. Ndarja e bursave u bë traditë dhe studentët tanë- bursistë kanë përkrahje të shkëlqyeshme me sigurimin e mjeteve për edukimin e tyre, mundësi për punë praktike dhe punësimin e tyre në këto kompani”, ka thënë dekani Tashovski.

Traditën e ndarjes së bursave për studentët e FETI e ka potencuar edhe Vasko Kovaçevski, drejtor gjeneral i SH.A NEM.

“Arsyeja është se arsimi është shtylla e ndërtimit të një shoqërie. Investimi në kuadro, posaçërisht në elektroteknik dhe teknologjitë informative që janë të kërkuar në botë dhe tek ne, është garantues se ekonomia jonë do të lëviz në kahje të duhur dhe do të ketë persona profesional që do të bartin barrën e zhvillimit kah rrjedhat moderne tekniko-teknologjike”, ka thënë Kovaçevski.

Magjistër Eva Shukleva, drejtore e përgjithshme e MEPSO, ka thënë se kompania tani më vitin e tetë merr pjesë në dhënien e bursave  për studentët e FETI.

“Procesin e bursimit të studentëve e praktikojmë nga viti 2012. Edhe sot, për të tetë herë me radhë, me ndihmë financiare gjatë edukimit të kuadrove kualitative, dërgojmë porosi direkte tek të gjithë studentët se i ndjekim rezultatet e tyre dhe e vlerësojmë punën dhe përpjekjet që i bëjnë në procesin arsimor. Disa prej bursistëve tani më janë pjesë e kolektivit të MEPSO-s dhe kjo duhet të jetë stimul për të gjithë”, ka thënë Shukleva.

Për Sasho Stojkoski, anëtarë i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, krijimi i kuadrove të reja profesionale është qëllimi strategjik i kompanisë.

“Përkrahja jonë për studentët e FETI lëviz në tre drejtime: dhënien e bursave, mundësimin e punës praktike dhe mundësi për punësim. Nga viti 2010 deri tani, bursa nga EVN kanë marrë mbi 40 studentë, pothuajse gjysma e tyre punojnë në EVN, ndërsa disa janë pjesë edhe të pozitave udhëheqëse në kompaninë. Me projekte inovative dhe platforma, EVN ndikon mbi ndryshimet në sistemin arsimor me çka mundëson në ngritjen e kualitetit dhe krijimin e kuadrove të nevojshme për tregun e punës”, ka thënë Stojkoski.