` . Gjakova e artë, Kelmendi e argjendtë – TV-SHENJA

Gjakova e artë, Kelmendi e argjendtë

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në grend slemin e xhudos që është duke u mbajtur në Abu Dabi, pasi mundi me një ippon maestral rusen Anastasia Konkina. Kampionia e Evropës triumfoi në kategorinë -57 kg, ndërsa gjithashtu ajo fitoi edhe 1 mijë pikë olimpike. Për dallim nga Gjakova, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi nuk kishte fat në finale, pasi u mposht nga italiania Odeta Xhiufrida, duke u mjaftuar kështu me medaljen argjendtë në kategorinë -52kg. Kelmendi lëndoi hundën dhe për shkak të gjakut e dorëzoi luftën. Në fakt, lëndimin e kishtë pësuar në çerekfinale, teksa iu përsërit edhe në finale. Me medalje të argjendtë u stolis edhe Distria Krasniqi pasi u mund në finale nga mongolezja Munkhbat Urantsetseg, në kategorinë deri në -48 kg. /SHENJA/