` . Gerrard: Nëse Liverpool bëhet kampion do të isha njeriu më i lumtur - TV-SHENJA

Gerrard: Nëse Liverpool bëhet kampion do të isha njeriu më i lumtur

Gerrard shpreson se ekipi i tij do të fitojë titullin e parës pas 29 viteve Steven Gerrard të shtunën në “Anfield” shënoi një gol në minutën e fundit për të fituar me 3:2 në ndeshjen e legjendarëve ndërmjet Liverpoolit dhe Milanos. Të hyrat nga ndeshja, e cila u ndoq nga 50.000 spektatorë, shkuan për bamirësi, dhe në fushë ishin shumë prej lojtarëve që ishin në finalen e famshme të Ligës së Kampionëve në vitin 2005, në Stamboll. Atëherë Liverpool pas 0:3 në pushim, barazoi në 3:3 dhe fitoi me penallti, ndërsa Gerrard ngriti trofeun. Trajneri i Rangers është pyetur nëse ai beson se Liverpool mund të fitojë titullin e parë pas 29 viteve. “Pa marrë parasysh se çfarë kam bërë në Liverpul, ende ndihem sikur jam aty. E tëra është diku në mendjen time. Kam punë në baza ditore dhe fokusi im është padyshim në Rangers, por, këndi i syrit tim ndjek atë që po ndodh në “Anfield” dhe shpresoj se djemtë disi do të jenë në gjendje të arrijnë përtej linjës magjike”, tha ai. Gerrard është shprehur se ai do të jetë njeriu më i lumtur në botë nëse djemtë do të kenë sukses.