` . "General Motors" tërheq 3.4 milionë automjete për problem me frenat - TV-SHENJA

“General Motors” tërheq 3.4 milionë automjete për problem me frenat

Nën presionin e qeverisë federale kompania amerikane “General Motors” po tërheq 3.4 milionë kamionçina të mëdha “pickup” dhe automjete sportive “SUV” në SHBA për të rregulluar problemin me frenat, transmeton AA.

Tërheqja përfshinë kamionçinat “Chevrolet Silverado” dhe “GMC Sierra” të tipit 1500, 2500 dhe 3500 të prodhuara mes viteve 2014 dhe 2018. Të përfshirë në tërheqje poashtu janë edhe “Cadillac Escalade” i prodhuar midis viteve 2014 dhe 2017, si dhe “GMC Yukon”, “Chevy Suburban” dhe “Tahoe” të prodhuara nga viti 2015 deri në vitin 2018.

“General Motors” thotë se një pompë në frenin e ndihmës mund të nxjerrë më pak fuqi të presionit sesa nevojitet, gjë që rrit distancën e ndalimit dhe rrezikun për përplasje.

Tërheqja vjen pasi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada filloi hetimet në nëntor të vitit të kaluar.

Agjentët e shitjeve do të rikalibrojnë modulin elektronik të kontrollit të frenave ndërsa pronarët e automjeteve parashikohet të njoftohen nga 6 shtatori.

NHTSA, agjencia qeveritare e sigurisë rrugore filloi hetimin rreth problemit vitin e kaluar pasi nga pronarët mori 111 ankesa për performancë të dobët të frenave. Në atë kohë, agjencia poashtu kishte nëntë raportime për përplasje që kishin shkaktuar edhe dy lëndime.

“General Motors” në atë kohë tha se po monitoronte ankesat dhe kërkesat e garancive ndërkohë që punonte me qeverinë për t’i vlerësuar ato.