` . Gega e nënta në botë, thyen rekordin kombëtar në garën me pengesa - TV-SHENJA

Gega e nënta në botë, thyen rekordin kombëtar në garën me pengesa

Luiza Gega bëri një paraqitje mjaft të mirë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Atletja 30-vjeçare shqiptare garoi në finalen e garës së 3000 m me pengesa duke u renditur në vendin e 9-të në botë, duke vendosur kështu edhe një rekord të ri kombëtar me kohën 9 minuta 19 sekonda e 93 të qindtat. Gega me këtë rast u shpreh se i arriti objektivat e saj dhe se rekordi i vendosur në këtë botëror ishte një emocion për të.

Po kaq entuziast për këtë rezultat ishte dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, i cili shtoi se shpreson që Luiza Gega të thyejë sërish rekordin kombëtar edhe në Lojërat Olimpike të Tokios të vitit 2020.