` . Gazetari rrahet gjatë raportimit (Video) - TV-SHENJA

Gazetari rrahet gjatë raportimit (Video)

Një gazetar është rrahur teksa po raportonte nga vendi i ngjarjes. Gazetari i një televizioni në Meksikë ka rënë pre e dhunës gjatë raportimit në një protestë që po zhvillohej kundër dhunës seksuale ndaj grave. Aktivistët e të drejtave të mbështetura dhe nga dhjetëra qytetarë u dyndën në rrugë pas rastit të përdhunimit të dy vajzave nga një grup policësh. E ndërsa gazetari Juan Manuel po raportonte për televizionin e tij lidhur me manifestimin një nga protestuesit i afrohet nga pas dhe e godet me grusht në befasi. Rasti i Miguel nuk ishte i izoluar pasi gjatë protestës ra pre e dhunës një tjetër gazetare e një televizioni tjetër.

Melissa del Pozo është reporterja e cila dhunohet nga një grup aktivistesh femra. Aktivistë të ndryshëm nga e gjithë Meksika janë mbledhur më herët gjatë javës dhe kanë dalë në protesta duke kërkuar drejtësi për rastin e keqpërdorimit të dy vajzave.