` . Gati një milion euro për deponitë në Maqedoninë lindore - TV-SHENJA

Gati një milion euro për deponitë në Maqedoninë lindore

BE ka siguruar 975.000 euro për mbështetje teknike për krijimin e sistemit për menaxhim për mbeturina për dy rajone, edhe atë për rajonet lindore dhe verilindore. Këto investimet do t’ju mundësojnë 18 komunave, përmirësim të mjedisit ekologjik. Në bazë të këtij projekti 16 deponi të egra dhe rreth 117 lokacione mbeturinash planifikohen të dislokohen në rajonin lindor dhe veri-lindor, me ndërtimin e Qendrës për menaxhim me mbeturinat, e cila do të jetë në Sveti Nikollë. Shefi i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar tha se periudha e verës na kujton ngjarjet me deponitë në Tetovë dhe Strugë, prandaj ata sigurojnë mbështetje të fuqishëm për vendin në mënyrë që mos të gjendemi përsëri në situata të tilla, të cilat paraqesin rrezik per banorët, por edhe për mjedisin.
“Ishim dëshmitar gjatë periudhës së verës sa kritike ishte situata, kur bëhet fjalë për menaxhimin jo adekuad të mbeturinave, gjendje e këtillë ishte në Strugë dhe Tetovë të cilat morën vëmendjen e opininit, por edhe ka edhe raste të tjera poashtu alarmuese nuk i plotësojnë kushtet ligjore. Analizat rajonale vërtetuan 16 deponi dhe 117 lokacione mbeturinash mbeturina në rajonin lindor dhe veri-lindor, që është shumë e dëmshme për shëndetin e njerëzve, por edhe për mjedisin jetësor”, ka deklaruar Samuel Zhbogar, shefi i Delegacionit të BE-së.
Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli potencoi se për të pasur sukses në realizimin e projekteve të këtilla duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit qendror si dhe të atij lokal.
“Për fat të keq, në këtë moment kemi shumë deponi jolegale, kemi shumë deponi të egra të cilat ndikojnë në këtë proces. Kemi rregullativë ligjore, ku për të gjitha këto punë do ketë zgjidhje. Kemi rregullativë ligjore ku trajtimi dhe mbledhja e mbeturinave, duhet të paguhet, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur, por për një kohë të shkurtër edhe këtë do ta rregullojmë, por siç e thashë kjo punë nuk mund të bëhet pa ndihmën e komunave”, ka thënë Jani Makraduli, zv/ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ai gjithashtu njoftoi se në qendrën për menaxhim me mbeturinat që pritet të finalizohet deri në vitin 2020, do të bëhet reciklimi i 50% të mbeturinave. Sipas plan programit pritet të ndërtohen qendra për menaxhim me mbeturinat edhe në 4 lokacione të tjera, por ajo do të bëhet pas tre vitesh edhe atë përmes financave që do të quhen si IPA3.
Sipas tyre qëllimi kryesor i projektit “Përgatitje e projekteve dhe dokumentacionit për tender për krijimin e sistemit të vetë qëndrueshëm të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturina në rajonet lindore dhe verilindore”, është që të sigurohen parakushte për investime të ardhshme të BE-së në infrastrukturën lokale dhe rajonale.
Emine Ismaili /SHENJA/

Postime të Ngjajshme