` . Gashi në SHBA zhvillon takim me David J.Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Lindore - TV-SHENJA

Gashi në SHBA zhvillon takim me David J.Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Lindore

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi i cili po qëndron për vizitë në SHBA, është takuar me personalitete të larta politike.

“Gjatë qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takova me z. David J.Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Lindore nga State Departamenti Amerikan i Shtetit, me të cilin bashkëbisedova lidhur me zhvillimet politike në vend. Në këtë takim miqësor, në State Departamentin Amerikan, falenderova z. Kostelancik për përkrahjen e fuqishme amerikane në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit edhe de-jure në NATO, si një hap i rëndësishëm dhe pozitiv për të gjithë rajonin.

Po ashtu, në këtë takim diskutuam edhe për përkushtimin e përbashkët në proceset e integrimeve si dhe për frymën demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, ka shkruar Gashi në Facebook.