` . Gara e tretë e MotoGP zhvillohet të dielën në SHBA - TV-SHENJA

Gara e tretë e MotoGP zhvillohet të dielën në SHBA

Gara e tretë e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet më 14 prill, të dielën në SHBA, transmeton AA.

Xhirot e renditjes për garën që do të zhvillohet në Pistën Amerika prej 5.5 kilometra në qytetin Austin të Teksasit, do të fillojnë nesër në ora 21:10 ndërsa gara me 20 xhiro të dielën në orën 21:00.

Garën e parë të sezonit në MotoGP e fitoi piloti italian Andrea Dovizioso i ekipit Ducati ndërsa garën e dytë piloti spanjoll Marc Marquez i ekipit Repsol Honda.

Renditja e klasifikimit të pilotëve përpara garës së tretë është si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Marc Marquez (Spanjë): 45 pikë

2. Andrea Dovizioso (Itali): 41

3. Valentino Rossi (Itali): 31

4. Alex Rins (Spanjë): 24

5. Danilo Petrucci (Itali): 20