` . Gara e 9-të në Moto-GP do të vazhdojë në Gjermani - TV-SHENJA

Gara e 9-të në Moto-GP do të vazhdojë në Gjermani

Gara e nëntë në një ndër organizimet më të mëdha të botës në sportet motorike, MotoGP, do të organizohet në Gjermani, raporton AA.

Në pistën Sachsenring me gjatësi prej 3.7 kilometra të qytetit Cemnitz, në Gjermani, nesër në orën 14:10 do të zhvillohet xhiroja e klasifikimeve. Ndëkohë gara do të zhvillohet të dielën më 2 korrik, në orën 14.00.

Pesë garat e para të këtij sezoni i fituan pilotët spanjollë, ndërsa 3 të fundit ato italianë. Maverick Vinales nga Movistar Yamaha arriti të fitoj garën e parë, të dytë dhe të pestë. Ndërsa pilotët e Repsol Honda, Marc Marquez në garën e tretë dhe Dani Pedrosa në garën e katërt arritën fitore.

Fitore në garën e gjashtë dhe të shtatë arriti italiani Andrea Dovizioso nga Ducati dhe në garën e tetë italiani Valentino Rossi nga Movistar Yamaha.

Klasifikimi i pilotëve pas 8 raundeve të sezonit është si më poshtë:

1. Andrea Dovizioso (Itali) 115 pikë

2. Maverick Vinales (Spanjë) 111

3. Valentino Rossi (Itali) 108

4. Marc Marquez (Spanjë) 104

5. Dani Pedrosa (Spanjë) 87

Postime të Ngjajshme