` . Gabimi i pilotit, shkak i rrëzimit të avionit në Rusi – TV-SHENJA

Gabimi i pilotit, shkak i rrëzimit të avionit në Rusi

Hetuesit pohojnë se rrëzimi i avionit të pasagjerëve, në të cilin humbën jetën 71 persona, me siguri është shkaktuar nga gabimi i pilotit i cili nuk ka kyçur ngrohjen e pajisjeve për matjen e presionit, gjë që solli deri te të dhënat e ndryshme mbi shpejtësinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti për Aviacion Ndërkombëtar sot njoftoi se pas analizimit të regjistruesit të të dhënave gjatë fluturimit është vërtetuar se fatkeqësia të dielën ndodhi meqë piloti ka parë të dhëna të ndryshme në dy indikatorë të shpejtësisë së avionit.

Treguesit e pasaktë të shpejtësisë erdhën sepse pilotët nuk kyçën pajisjen për ngrohje të pajisjes për matjen e presionit gjatë fluturimit.

Pilotët e kanë lënë avionin An-148 në drejtim të autopilotit pas fluturimit nga aeroporti Domodedov të Moskës, por u kthyen në drejtimin manual kur panë të dhëna të ndryshme të shpejtësisë.

Avioni gjashtë minuta pas ngritjes me shpejtësi të plotë u rrëzua në livadhin me dëborë, ku si pasojë humbën jetën 65 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.