` . G-Power prezanton Mercedes-AMG GT R të veçantë - TV-SHENJA

G-Power prezanton Mercedes-AMG GT R të veçantë

Kompania e njohur gjermane, G-Power, deri tani ka modifikuar disa modele GT të Mercedes-AMG-së por versioni i saj më i fundit i GT R-it është diçka më i veçantë.

I quajtur Mercedes-AMG GT R “GP63” Biturbo, vjen me motor 4.0-litër Bi-Turbo të përforcuar në plot 800 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Për këtë, përgjegjës janë dy turbo-mbushësit e rinj, softueri V4, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, etj.

Ky GT R i veçantë është më i fuqishëm për 215 kuajfuqi se modeli serik dhe G-Power ende nuk ka zbuluar detajet në lidhje me përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale.

Sa i përket çmimit, e tëra kjo kushton 36.380 euro.

Gjithashtu, në ofertë është edhe paketa për aerodinamikën, set të rrotave “Hurricane RR” prej 20 dhe 21-inç, si dhe sistemin e frenimit më të fortë.

G-Power, po ashtu, në gamën e saj ofron edhe paketa të tjera më të lira për Mercedes-AMG GT R, duke përfshirë përforcimin në 650, 690 dhe 750 kuajfuqi.