` . FUTSAL SHKUPI MERR ORGANIZIMIN E PARAELIMINATOREVE NË ÇAMPIONS - TV-SHENJA

FUTSAL SHKUPI MERR ORGANIZIMIN E PARAELIMINATOREVE NË ÇAMPIONS

Futsal Shkupi do të jetë organizator i turneut paraelminator të Ligës së Kampionëve në futbollin në sallë. Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Çairi, duke njoftuar se UEFA iu ka besuar organizimin e mini-turneut. “UEFA ka vlerësuar në maksimum ecurinë tonë viteve të fundit, qoftë në aspekt të rezultateve, por edhe të organizimit të ndeshjeve”, shkruhet në njoftimin e Futsal Shkupit. Turneu paraeliminator i Çampionsit në futsal zhvillohet nga data 27 gusht deri më 1 shtator në Shkup, ndërsa ekipet pjesëmarrëse do të mësohen me 4 korrik pas hedhjes së shortit.