` . Futbollistët dhe stafi teknik shfrytëzojnë kohën e lirë për shëtitje - TV-SHENJA

Futbollistët dhe stafi teknik shfrytëzojnë kohën e lirë për shëtitje

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte përballet me Poloninë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian. Para takimit të sotëm, futbollistët e vendit dhe i gjithë stafi teknik kanë shfrytëzuar kohën e lirë për t’i shijuar bukuritë e qytetit të Varshavës.

Ashtu edhe siç pritet stadiumi “Narodovy” pritet të jetë i stërmbushur, ndërsa në anën tjetër përfaqësuesja e vendit do të mundohet të befasojë lideren e grupit Poloninë.

Atmosfera brenda taborit të ekipit përfaqësues duket shumë pozitive, me të përzgjedhurit e trajnerit Angellovski të cilët janë të gatshëm të lënë shpirtin në fushë.

 

Samir Sinani – Varshavë, Poloni