` . Funksionarëve shtetëror ju shkurtohet rroga për dy muajt e ardhshëm, Spasovski shpalos masat e reja ekonomike - TV-SHENJA

Funksionarëve shtetëror ju shkurtohet rroga për dy muajt e ardhshëm, Spasovski shpalos masat e reja ekonomike

Kryeministri
teknik Oliver Spasovski ka thënë se koronavirusi ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Ai tha se
qeveri ka ndërmarr hapat serioze siç ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme,
raporton SHENJA.

“Masat e tilla
dhënë rezultate, kemi rritje linear. Tani është e nevojshme që të ngadalësohet rritje
që t’ju mundëoshet kushte mjekëve që të kujdesen për të gjithë qytetarët që janë
të infektuar ose do të infektohen”, tha Spasovski.

Fronit jonë
paralele është fronti ekonomik për ta penguar goditjen.

“Frontin po e
hapim që ta siguromë buxhetin për çdo rast. Nëpërmjet masave të ruajmë aq sa
mundet vendet e punës të qytetarëve. Në seancën e sotme kemi sjellur pakon e
dytë të masave ekonomike për tu përballur me krizën. Janë masa të konsultuar gjerësisht
me këshillin ekonomik pikërisht për këtë shkak”, tha Spasovski.

Ai tha se me
masën numër një parashikohet ndihmë financiare për subjektet private të goditur
nga  koronavirusi.

“Lëndë e kësaj
ndihmë është pagesa për muajin prill dhe maj 2020 në vlerë prej më së shumti
prej 14.500 denarë. Me masën përkrahet likuiditet i punëdhënësve nga sektori
privat, gjegjësisht ulen shpenzimet e tyre në funksion të mbrojtjes të vendeve
të punës dhe të punëtorëve”, ka thënë Spasovski.

Punëdhënësit
duhet të plotësojnë disa masa për të kërkuar këtë ndihmë nga shteti.

“Punëdhënësit
që do të marrin këtë ndihmë kanë për obligim të njëjtin numër të punëtorëve ta ruajnë
në momentin e aplikimit ta ruajnë deri në shtator 2019”, tha Spasovski.

Kjo masë i përfshinë
edhe mediat nga sektori privat me të njëjtat kushte.

Të gjithë zanatçinjtë,
si automekanik, frizer, berberë, bukëpjekës të kenë qasje në këto masa do të
sjellet masë.

“Subvencionim
prej 50 për qind të kontributeve për rrogë. Për kompanitë e goditur, do të ketë
50 për qind subvencionim të kontributeve”, tha Spasovski.

 Masa e dytë do të jetë ndihma për sportistët.

“Të gjithë punëtorët
e punësuar në shoqatat sportive qeveria do të siguroj rrogë minimale prej
14.500 për muajin prill dhe maj”.

Masa e tretë,
ndihmë për artistët.

“Për çdo 141 artistë do të sigurohet rrogë minimale për muajin prill dhe maj si dhe pagesë të kontributeve nga ministria e kulturës”, tha Spasovski.

Masa e katërtë,
ndihmë për ata që kanë mbetur pa punë si pasoj e krizës.

“Kompensim
prej 50 për qind nga rroga mesatare  e punëtorit
në kohë prej gjashtë muajit”, tha Spasovski.

Masa e pestë,
të gjithë funksionarët të zgjedhur dhe emëruar do të marrin rrogë prej 14.500
denarë. në prill dhe maj 2020.

“Të gjithë
funksionarët në nivel shtetëror do të marrin rrogë minimale e llogaritur në
dhjetor.

“Kjo do të thotë
presidenti i shtetit, presidenti i Kuvendit, kryeministri, të gjithë ministrat,
drejtor të institucioneve shtetërore, kryetar të komunave dhe të gjithë të tjerët”,
tha Spasovski. /SHENJA/