` . Fundjava sjell derbi evropian - TV-SHENJA

Fundjava sjell derbi evropian

Pas pauzës së shkurt për shkak eliminatore të Botërorit Rusi 2018, fundjava do të rikthen kampionatet elitare në futbollin evropian me shumë përballje interesante. Seria e derbive do të hapet të shtunën nga ora 13:30 në Angli me takimin Mançester Junajted-Arsenal, ku përveç skuadrave vëmendje të madhe tërheq edhe përballja e dy trajnerëve Hose Murinjo-Arsen Venger. Më vonë nga ora 18:30 në Gjermani pritet me padurim takimi ndërmjet Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut, përderisa dita e shtunë do të mbyllet me derbin madrilen ndërmjet Atletiko dhe Realit që do të përballen në Visente Kalderon me fillim në orën 20:45. Ndërkohë e diela do të sjellë në Turqi super përballjen Fenerbahçe-Gallatasaraj me fillim nga ora 18:00, ndërsa përmbyllja e fundjavës është programuar në Itali me derbi i Madoninës ndërmjet Milanit dhe Interit, të cilët do të përballen në “San Siro” me fillim në orën 20:45. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme