` . Fundjava e dytë me ndalesë për lëvizje prej orës 16:00 - TV-SHENJA

Fundjava e dytë me ndalesë për lëvizje prej orës 16:00

Ndalesa për lëvizjen e popullatë fillon sot në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kjo është në përputhje me vendimin e Qeverisë për të ndaluar lëvizjen gjatë fundjavës e cila zbatohet nga java e kaluar. Ora policore do të fillojë edhe nesër në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05 të nesërmen.

Të gjitha institucionet dhe kompanitë private që punojnë gjatë fundjavëve, duhet të përshtaten në kufizimet e reja për lëvizje dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri në orën 15:00.

Bujqit që kultivojnë kultura kopshtare dhe kanë aktivitete të lidhura me prodhimtarinë në serra janë të liruar nga ndalesa e lëvizjes gjatë fundjavës. Bujqit e tjerë si blegtorët, kultivuesit e frutave nëse kanë aktivitete të urgjente lidhur me prodhimin bujqësor gjatë ndalesës për lëvizje, duhet përmes telefonit të
lajmërohen në njësitë rajonale të Ministrisë për të marrë leje.

Prodhuesit e uzinave dhe fabrikave e vazhdojnë prodhimin e tyre të organizuar në turne. Në pajtim me konkluzionin e Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave, punëtorët gjatë ndalesës për lëvizje do të mund të
shkojnë në vendet e tyre të punës me leve të posaçme për kryerjen e punës në turne.

Të gjitha ndalesat dhe përkufizimet e miratuara paraprakisht, mbesin në
fuqi

Vendimin e këtillë Qeveria e mori në seancën e mbajtur më 25 mars si një ndër masat për përballje me përhapjen e koronavirusit në vend. Masa të ngjashme kanë miratuar edhe shtete e tjera të fqinjësisë të cilat gjithashtu
për momentin po përballen me koronavirusin. Kjo është fundjava e dytë në të cilin zbatohet ora policore.