` . FRIKA NGA KORONAVIRUSI, TRAJNERËT MBI 65 VJEÇ NUK DO TË ULEN NË STOL - TV-SHENJA

FRIKA NGA KORONAVIRUSI, TRAJNERËT MBI 65 VJEÇ NUK DO TË ULEN NË STOL

NBA rikthehet më 31 korrik, për të vijuar pjesën e mbetur të sezonit të ndërprerë që prej 11 marsit. Komisioneri i NBA-së Adam Sillver ka bërë më dije se rregullat e sigurisë që do të zbatohen do të jenë të forta dhe nuk do të ketë përjashtime. “Do të kemi një protokoll mjekësor shumë strikt, që mund të penalizojë trajnerët mbi 65 vje­ç. Mund të ndodhë që disa prej tyre nuk do t’u lejohet që të stërvitin apo drejtojnë skuadrën e tyre gjatë kësaj periudhë pandemie”, tha Sillver. Aktualisht janë 3 trajnerë mbi 65 vjeç në NBA që rrezikojnë të mos drejtojnë ekipet e tyre si Greg Popoviq, Majk D’Entoni dhe Alvin Gentry.