` . Francë: E majta ekstreme proteston për reformat e Macronit - TV-SHENJA

Francë: E majta ekstreme proteston për reformat e Macronit

Jean-Luc Melenchon, udhëheqësi i të majtës ekstreme sot do të mbledhë qytetarët për të kundërshtuar planin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të zbehur mbrojtjen e punëtorëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Partia e Melenchon, Franca e Papërkulur, ka njoftuar se në protestat e të shtunës në Paris do të sjellë protestues nga 150 qytete të Francës, si dhe grupe të tjera aktivistësh dhe sindikata të cilat mbrojnë të drejtat e punëtorëve, kanë thënë se do të marrin pjesë në marshin protestues.

Macron të premten, në kulmin e pakënaqësive ndaj udhëheqjes së tij, nënshkroi dekretin me të cilin miraton reformat e ligjit për punë, që ul ndikimin e sindikatës në lidhje me rregullat që kanë të bëjnë me vendet e punës.

Dispozitat e reja të ligjit gjithashtu lejojnë kompanitë që më lehtë të largojnë punëtorët. Macron thotë se ndryshimet janë të domosdoshme për të rritur konkurrencën në ekonominë globale. Kundërshtarët thonë se reformat rrënojnë mënyrën e jetesës franceze.

Melenchon kërkon që dekreti të tërhiqet dhe të protestohet për atë që ai e quan modalitetin “diktator” me të cilin Macron i imponoi reformat duke shmangur debatin parlamentar.

Postime të Ngjajshme