` . Francë, anulohet rritja e çmimit të karburanteve për vitin 2019 – TV-SHENJA

Francë, anulohet rritja e çmimit të karburanteve për vitin 2019

Është anuluar rritja e çmimit të karburanteve për vitin 2019 në Francë kundër të cilës po protestojnë “jelekët e verdhë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave franceze, të cilat bazohen në burimet nga Pallati Elysee, thuhet se është anuluar rritja e çmimit të karburanteve për vitin 2019 e cila më parë ishte pezulluar për 6 muaj.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin kombëtar ka thënë se mund të anulonin rritjen e çmimit të karburanteve në rast se nuk do të gjejnë ndonjë zgjidhje më të mirë në lidhje me fuqinë blerëse.

Ai gjithashtu krahas karburanteve ka njoftuar edhe pezullimin për 6 muaj të rritjes së çmimit të enegjisë elektrike dhe gazit.

– Protestat e “jelekëve të verdhë”

Protestat që filluan në Francë më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimit të karburanteve dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike u kthyen në protestat më të dhunshme në vitet e fundit.

Protestuesit të cilët përbëhen nga njerëz që banojnë kryesisht në zonat periferike për shkak të çmimeve të shtrenjta, kërkojnë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, të ul taksat dhe të përmirësojë kushtet ekonomike.

Po ashtu për shkak të protestave, shumë restorante, lokale dhe dyqane në bulevardin Champs-Elysees dhe në zona të tjera u mbyllën duke shkaktuar një dëm prej 3 deri në 4 milionë euro.

Që nga fillimi i protestave e deri tani kanë humbur jetën tre persona, janë plagosur 1.043 të tjerë nga të cilët 222 forca sigurie, si dhe janë arrestuar 1.424 të tjerë.