` . Franca, stacioni i radhës në Formula 1 - TV-SHENJA

Franca, stacioni i radhës në Formula 1

Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 8-të që do të zhvillohet në Francë, raporton AA.

Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 15:00 ku do të mbahen 53 xhiro në pistën Paul Ricard 5.842 metra në rajonin Le Castellet të Francës ndërsa gara do të zhvillohet më 23 qershor të dielën në orën 15:10.

Mercedes, kampioni i klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve në 5 vitet e fundit ka arritur në vendin e parë edhe në 7 garat e para në vitin 2019.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Francës janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani): 162 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 133

3. Sebastian Vettel (Gjermani): 100

4. Max Verstappen (Holandë): 88

5. Charles Leclerc (Monaco): 72

– Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 295 pikë

2. Ferrari: 172

3. Red Bull: 124

4. McLaren: 30

5. Renault: 28