` . Franca ka përfituar 1.2 miliardë euro nga EURO 2016 | TV SHENJA
euro-2016-logo

Franca ka përfituar 1.2 miliardë euro nga EURO 2016

Kampionati Evropian në Futboll EURO 2016 që u organizua në Francë i ka sjell vendit të ardhura më të mëdha se sa që pritej, raporton AA.

Ministri francez i Sportit ka thënë se pas të gjitha llogarive ka dalë në pah se shifra e të ardhurave që kanë hyrë në arkën e Francës pas kampionatit ka qenë 1.2 miliardë euro.

Është mbajtur takimi vlerësues në lidhje me Kampionatin EURO 2016 që u mbajt në Francë në periudhën 10 qershor-10 korrik të vitit të kaluar, i cili përfundoi me shpalljen kampion të Portugalisë.

Duke i vlerësuar pritjet dhe rezultatet nga kampionati, Kanner ka bërë të ditur se kampionati ka sjell kontribute dhe të ardhura në ekonominë e Francës dhe gjendjen sociale dhe psikologjike të vendit i cili po kalonte në një periudhë të rrezikshme.

Sipas llogarive të Ministrisë së Sportit të Francës, nga të ardhurat që EURO 2016 i ka sjell Francës, 500 milionë euro kanë ardhur nga turizmi, 476 milionë nga biletat dhe shitjet e tjera dhe 244 milionë euro nga të ardhurat indirekte.

Po ashtu supozohet se organizimi në fjalë ka mundësuar që UEFA të përfitojë 1.9 miliardë euro, ndërkohë që ajo kishte shpenzuar rreth 1.1 miliardë euro për organizimin e kampionatit.

Postime të Ngjajshme