` . Franca i përkrah tentimet e Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë zgjidhje për emrin – TV-SHENJA

Franca i përkrah tentimet e Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë zgjidhje për emrin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës për Evropë, ka deklaruar se Franca i përkrah tentimet e Greqisë dhe Maqedonisë nën ndërmjetësimin e Metju Nimic që të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit.
“Në kohë kur bisedimet janë në fazë të avancuar, Franca i përkrah qeveritë e dy vendeve që të vazhdojnë të insistojnë në arritjen e marrëveshjes së shumë pritur. Kjo është në interes në të dy vendet, rajonit dhe Evropës”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Francës. /SHENJA/