` . Fotografitë tregojnë se si natyra është rikthyer në qytetet e mbyllura nga pandemia (FOTO) - TV-SHENJA

Fotografitë tregojnë se si natyra është rikthyer në qytetet e mbyllura nga pandemia (FOTO)

Distancimi social nuk mund vetëm të ngadalësojë përhapjen e coronavirusit, ai gjithashtu mund ti jap mjedisit një pushim nga ndotja e jetës moderne.

Qytetet në të gjithë globin kanë raportuar ulje të ndotjes së ajrit. Qeveritë në mbarë botën u kanë kërkuar njerëzve që të praktikojnë distancimin shoqëror (ose masat e bllokuara në mbarë vendin) për të ngadalësuar përhapjen e virusit, transmeton Telegrafi.

Qielli pa smog në disa pjesë të Kinës

… dhe në Los Anxhelos

Cilësia e ajrit në Itali është përmirësuar gjithashtu

Kështu edhe cilësia e ajrit në shumë vende si Nju Jork, Seattle dhe San Franciso është përmirësuar ndjeshëm si pasojë e ndalimit të qarkullimit të makinave.

Me më pak trafik varkash, uji në kanalet e Venecias është i qartë në vend të ngjyrës së tij të zakonshme të errët të gjelbër.

Ju mund të shihni drejt e në fund, edhe peshqit janë rikthyer në disa pjesë.

Bricjapët bredhin rrugëve, në Uells pasi njerëzit qëndruan në shtëpi për të praktikuar distancën sociale. /Telegrafi/