` . Fotografia e Vitit 2019 në Istanbul Photo Awards - TV-SHENJA

Fotografia e Vitit 2019 në Istanbul Photo Awards

Fotografia e fotoreporterit Ahmad Gharabli nga AFP me një grua palestineze dhe pjesëtari të forcave të sigurisë izraelite teksa fotografonin njëri-tjetrin u zgjodh Fotografia e Vitit 2019 në evenimentin Istanbul Photo Awards, të organizuar nga Anadolu Agency (AA).  Në kategorinë “Lajm tek”, fotografia e palestinezit Gharabli, 40-vjeçar, e bërë në një rrugë në Kuds, morri çmimin e parë në garën e mbajtur në Stamboll, kryeqytetin kulturor dhe të artit të Turqisë.  Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) dhe kompania ajrore Turkish Airlines mbështetën garën ndërkombëtare të fotografive lajm, ku juria e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë zgjodhi fituesit në të gjitha kategoritë në datat 19-23 prill.