` . (FOTO) Mercedes-Benz prezanton modeli e ri të Maybach S550 - TV-SHENJA

(FOTO) Mercedes-Benz prezanton modeli e ri të Maybach S550

Mercedes-Benz pritet që së shpejti të prezantoj modelin e ri facelifted të Mercedes-Benz S-Class, por para se ta bëjnë këtë ata prezantuan modelin e avancuar të S-Class, Maybach S550 4Matic.

Modeli i ri i vitit 2017 do ofroj luks të jashtëzakonshëm dhe me një sistem rrotash aktive i cili do të jetë i përshtatshëm për të gjitha stinët. Mbi të gjitha, ky model i ri vjen me çmim më të ulët se modelet paraprake.

Kjo ulje çmimi vjen si pasojë e zëvendësimit të motorit 6.0-litër V12 me turbo të dyfishtë nga modeli Maybach S600 me atë 4.7-litër V8 me turbo të dyfishtë, transmeton Express. Pavarësisht fuqisë më të ulët që ofron motori i ri, përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për kohen e njëjtë prej 5 sekondave si me motorin 6.0-litër. Kjo performancë arrihet falë reduktimit të peshës së veturës dhe sistemit më të mirë të tërheqjes.

Çmimi për këtë model është 166,200 dollarë që është më i ulët se çmimi i modelit paraprak i cili ishte 191,300 dollarë.

1

2

4

3

5

6

Postime të Ngjajshme