` . Forumi Rinor Lëvizja BESA – Tetovë: Kjo është ekspozita e turpit të BDI-së (FOTO+VIDEO) – TV-SHENJA

Forumi Rinor Lëvizja BESA – Tetovë: Kjo është ekspozita e turpit të BDI-së (FOTO+VIDEO)

“Një fotografi thonë se flet sa 1.000 fjalë. Ne kemi dëgjuar premtime të panumërta nga kryetarja e Komunës së Tetovës njëherit nënkryetare e BDI-së, znj. Teuta Arifi por e gjithë ajo që ka ndodhur në realitet janë këto pamje që nuk duan shumë koment”, kanë reaguar sot nga rinia e Lëvizjes BESA- Tetovë.

“Është ky mjerim me të cilin ballafaqohet qyteti më i ndotur në Evropë. Janë këto pamje që pasqyrojne më së miri turpin e zonjës Arifi dhe partisë së saj, Bashkimit Demokratik për Integrim që lejuan diskriminimin e Komunës së Tetovës në të gjitha aspektet. Andaj, ne Rinia e Lëvizjes BESA – Tetovë e kemi quajtur këtë Ekspozitë e Turpit pavarësisht se e dimë se kemi të bëjmë me politikanë, që prej moti nuk turpërohen nga asgjë”.


viber-1
viber-image0 viber-image01 viber-image02 viber-image03 viber-image04 viber-image09 viber-image9 viber-image121 viber-image323 viber-image32323 viber-image42441 viber-image323232 viber-image8 323233232 viber-image6