` . Formula 1, Ricciardo: Titullin e fiton Rosberg - TV-SHENJA

Formula 1, Ricciardo: Titullin e fiton Rosberg

Mbeten akoma edhe 6 Çmime të Mëdha për t’u zhvilluar, por tashmë beteja për titullin kampion në Formula 1 ka hyrë në duelet finale dhe lufta është e gjitha mes dy pilotëve të skuadrës Mercedes, Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton. Nuk ka dyshime përsa i përket fituesit të të këtij sezoni Daniel Ricciardo, piloti i Red Bullit, i cili aktualisht pozicionohet në vendin e 3-të të klasifikimit të përgjithshëm, i distancuar me plot 94 pikë nga Rosberg që kryeson. I intervistuar nga mediat, australiani i Red Bullit shprehu sigurinë e tij duke deklaruar se fituesi i kampionatit Botëror të këtij viti do të jetë Nico Rosberg.

“Përpara pauzës verore kur Hamilton arriti ta parakalonte në renditje nuk mendoja se Rosberg do të reagonte por tashmë që e ka bërë dicka të tillë jam i bindur se do të jetë ai kampioni i ri i Formula 1”, nënvizoi piloti 27-vjecar. Tre sukseset radhazi që arriti në Spa, Monza dhe Singapor, i dhuruan sërish gjermanit të Mercedesit kreun e klasifikimit me Rosberg-un që numëron 8 pikë më shumë se kampioni në fuqi Lewis Hamilton. /SuperSport/

Postime të Ngjajshme