` . Formula 1, Luis Hamilton shpallet kampion - TV-SHENJA

Formula 1, Luis Hamilton shpallet kampion

Valterri Botas ka fituar Garën e Formula 1 në SHBA në pistën Austin. Megjithatë e tërë festa është për Luis Hamilton, i cili, përfundoi garën i dyti, megjithatë me këtë pozicion në mënyrë matematikore ka siguruar titullin e kampionit në Formula 1.
Vendin e tretë në pistën në Austin ishte për Max Verstapen.
Nga ana tjetër Ferrari përjetoi edhe një dështim. Vetel u detyrua të heq dorë nga fillimi i garës, ndërsa Leclerc përfundoi në vendin e katërt. /SHENJA/