` . Formula 1 kthehet në Holandë pas 35 vitesh - TV-SHENJA

Formula 1 kthehet në Holandë pas 35 vitesh

Holanda duke filluar nga viti i ardhshëm sërish do të hyjë në kalendarin e Formula 1, transmeton AA.

Në deklaratën nga Formula 1, thuhet se Çmimi i Madh i Holandës do të jetë në kalendarin e garës duke filluar nga viti i ardhshëm. Gara në Holandë planifikohet të mbahet më 8-10 maj.

Holanda u bë vendi i dytë pas Vietnamit, e cila iu shtua kalendarit për vitin e ardhshëm. Pas 35 vitesh pista Zandvoort do t’i rikthehet garës së Formula 1.

Pista Zandvoort ndodhet në bregun e Detit të Veriut, 40 minuta larg Amsterdamit, e cila 13 vite me radhë mes viteve 1973-1985 ishte nikoqire e Formula 1.

Sipas mediave Formula 1 për Çmimin e Madh të Holandës ka arritur marrëveshje për të paktën 3 vite.