` . Formula 1, Hamilton në “pole position” – TV-SHENJA

Formula 1, Hamilton në “pole position”

Piloti britanik i Mercedes-it, Lewis Hamilton, ka fituar “pole position” për garën e nesërme të Çmimit të Madh të Japonisë në garën e 16-të të këtij sezoni në kampionatin botëror të Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara kualifikuese për garën e nesërme është bërë në pistën Suzuka e gjatë 5.807 metra në 53 xhiro në qytetin Suzuka të Japonisë.

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, i cili në karrierën e tij ka fituar 3 kampionate botërore dhe këtë sezon vazhdon të ruaj vendin e parë në renditjen e pilotëve, arriti për 1.27.319 minuta, me të cilën fitoi të drejtën që në garën e nesërme të filloj nga “pole position”. 32 vjeçari Hamilton, fitoi “pole positionin” e 10-të këtë sezon dhe të 71-të në karrierën e tij.

Ndërsa piloti finlandez i Mercedesit, Valtteri Bottas me 1.27.651 minuta e fitoi vendin e dytë, si dhe piloti gjerman i Ferrari-it, Sebastian Vettel me 1.27.791 vendin e tretë. Por Bottas i cili ishte penalizuar për shkak të ndryshimit të kutisë së shpejtësisë, në garë do të filloj 5 rreshta më pas.

Renditja e pilotëve në Çmimin e Madh të Japonisë që do të filloj nesër në orën 09.00 është si më poshtë:

1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1.27.319

2. Valtteri Bottas (Mercedes) 1.27.651

3. Sebastian Vettel (Ferrari) 1.27.791

4. Daniel Ricciardo (Red Bull-TAG Heuer) 1.28.306

5. Max Verstappen (Red Bull-TAG Heuer) 1.28.332

6. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1.28.498

7. Estaban Ocon (Force India) 1.29.111

8. Sergio Perez (Force India) 1.29.260

9. Felipe Massa (Williams Mercedes) 1.29.480

10. Fernando Alonso (McLaren) 1.30.687